KKSB- Shënohen ulje të rasteve të vjedhjeve dhe aksidenteve në trafik
/2L ONLINE/ – Në mbledhjen e katërt të rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi që u mbajt sot është diskutuar për gjendjen e sigurisë në Komunën e Vitisë. Po ashtu në këtë takim është prezantuar edhe raporti i Policisë për gjashtë mujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Sipas këtij raporti gjatë këtij viti ka pasur rënie të rasteve të vjedhjeve, aksidenteve etj në Komunën e Vitisë.
Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili edhe e kryesoj këtë mbledhje tha se gjatë mbledhjeve të mëhershme të këtij Këshilli kanë dal disa rekomandime, si menaxhimi më i mirë i tualeteve publike, lirimin e pronave të uzurpuarve komunale në fshatin Smirë, parandalimi i prerjes ilegale të pyjeve si dhe vazhdimin e aktiviteteve të OJQ-Elita për vedijësimin e qytetarëve për parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve.
Aliu tha se për të gjitha këto rekomandime Komuna e Vitisë me mekanizmat përkatës ka marrë masat për përmirësimin e gjendjes duke pasqyruar se çka ka bërë komuna në këtë drejtim por edhe pengesat me të cilat po haset ajo në këtë drejtim.
Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti Agim Lipovica, paraqiti statistikat për periudhën 6 mujore duke bërë një krahasim të njëjtës periudhë të këtij viti me vitin e shkuar e ku sipas këtyre të dhënave ka rënie të rasteve në Komunën e Vitisë, si në vjedhjet ashtu edhe në disa të tjera.
”Në përgjithësi kemi rinie të numrit të rasteve ku unë do të praqes statistikat kryesore që brengosnin qytetarët tanë. Por fillimisht po ju jap numrin total. Për të njëjtën periudhë të vitit të shkuar kemi pasur 387 raste ndërkaq gjatë këtij viti 321 raste” u shpreh Lipovica.
Ai po ashtu tregoj se për gjatë gjashtë mujorit të vitit të shkuar gjithsej kanë qenë 81 raste të vjedhjeve e që për të njëjtën periudhë të këtij viti janë 58 raste. Gjithmonë sipas të njëjtës periudhë për vitin 2015 vjedhjet e rënda 66 raste ndërkaq gjatë këtij viti 54 raste të tilla, aksidentet në trafik 2014, 87 raste ndërkaq 59 raste të tilla ku veçoj se dy nga këto aksidente janë bërë me mekanizma bujqësor, duke ju bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin natën në rrugë pa sinjalizim sepse përveç se rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik ata edhe do të gjobitën nga policia.
Ai tha se rasti më i rëndë i këtij viti ka qenë një rrëmbim por që sipas tij ky rast është ndriçuar. Ndërkaq edhe anëtarët e këtij këshilli dhanë kontributin e tyre gjatë kësaj mbledhje duke dhënë shqetësimit, vërejtjet, rekomandimet e tyre me qëllimin më të mirë të përmirësimit të më tejme të gjendjes së sigurisë në këtë komunë./2L ONLINE/
