DYLON

KKSB në Viti: Situata e sigurisë vlerësohet shumë e mirë

KKSB në Viti: Situata e sigurisë vlerësohet shumë e mirë
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur mbledhja e katër e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, në të cilën është shqyrtuar edhe Propozim Rregullorja e re e Punës së KKSB-së.

Në këtë mbledhje, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka njoftuar anëtarët e KKSB-së me aktivitetet komunale, ku mes tjerash ka përmendur vizitën tre ditore të delegacionit nga Komuna e Kirchhainit të Gjermanisë.

Anëtarët e KKSB-së , pasi kanë dhënë propozimet dhe vërejtjet rreth propozim rregullores së punës, me shumicë votash e miratuan atë për procedim në Komitetin për Politikë e Financa, e që mandej të kalojë edhe në Kuvendin Komunal për miratimin final.

EkoHigjiena

Lidhur me situatën e sigurisë në komunën e Vitisë, komandanti i Stacionit Policor kapiten Agim Lipovica, ka theksuar se situate është shumë e mirë, si në aspektin e sigurisë, po ashtu edhe në uljen e rasteve të vjedhjeve, ku në periudhën e fundit mujore nuk është shënuar asnjë rast i vjedhjeve të rënda.

Kapiteni Lipovica ndër tjerash ka apeluar tek qytetarët e komunës së Vitisë për respektim të rendit dhe qetësisë publike gjatë festimeve në dasma e ahengje, respektim të rregullave të komunikacionit, pasi që kemi një fluks më të madh të veturave tani, si dhe ka tërhequr vërejtjen për sigurimin e pusetave nga bujqit, në mënyrë që mos të rrezikohet jeta e qytetarëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.