DYLON

KKSB: Gjendja e sigurisë në Viti e qetë dhe stabile

KKSB: Gjendja e sigurisë në Viti e qetë dhe stabile
Avatar photo Redaksia

Sot në Viti, është mbajtur mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Gjatë këtij takimi në veçanti është folur për gjendjen e sigurisë në këtë komunë e cila është vlerësuar si e qetë dhe stabile. Megjithatë në këtë takim u dhanë edhe disa shqetësime që kanë të bëjnë me sigurinë.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu në fillim të këtij takimi ka bërë të ditur se gjendja e sigurisë në Komunën e Vitisë, është e qetë dhe stabile, por ai përmendi edhe rastet e fundit të aksidenteve me fatalitet që kanë ndodhur në këtë komunë duke shprehur edhe ngushëllimet për familjarët.

Zv. Kryetari Aliu po ashtu njoftoj anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për komandantin e ri të Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halilin dhe shprehu falënderimet për Komandantit e deritanishëm, Agim Lipovica i cili ka shërbyer në këtë detyrë.

EkoHigjiena

Ndërkaq Afrim Halili, Komandant i ri i Stacionit Policor në Viti, ka bërë një krahasim të periudhës së njëjtë të këtij viti me vitin paraprak.

Megjithatë komandanti Halili u shpreh se gjendja e sigurisë në këtë komunë është e qetë dhe stabile. Ai përmendi se në këtë komunë ka ndodhur më parë një aksident komunikacioni që ka përfunduar me fatalitet dhe rastin e një vetëvrasje.

Komandanti Halili theksoi se kohëve të fundit kanë qenë të shpeshta edhe rastet e zjarreve.

Përndryshe Komandanti Halili u shpreh se ai do të vazhdon bashkëpunimin me institucionet komunale të Vitisë dhe me qytetarë në interesin e të gjithëve.

Ndërkaq anëtarët e këtij këshilli paraqitën disa shqetësime të tyre lidhur me sigurinë në këtë komunë si: huliganizmi, aksidentet në komunikacion, zjarre vëniet e qëllimta, pusetat e hupura, rrjeti elektrik dhe të tjerë.

Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.