DYLON

KKSB e vlerëson të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në Gjilan 

KKSB e vlerëson të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në Gjilan 
Avatar photo Redaksia

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në mbledhjen e dytë mbajtur për këtë vit, nën udhëheqjen nga Enver Shabanit, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në Gjilan.

Naser Rrahmani, rreshter nga Policia e Kosovës, ka thënë se kjo gjendje është edhe kontribut i qytetarëve që shfaqin kulturë të sjelljes ndërnjerëzore dhe punës së policisë, duke shtuar se bashkëpunimi me të gjitha komunitetet është në vazhdimësi, duke bërë vizita e takime të rregullta në terren.

EkoHigjiena

Ndërkaq, Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, ka theksuar se këtë vit ka rënie të theksuar të zjarreve fushore dhe malore, 

karanasuar me vitin e kaluar, fal angazhimit të përbashkët, ku janë realizuar fushata të shumta sensibilizuese. 

Përndryshe, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Gjilan, i themeluar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, është mekanizëm multi-sektorial, qëllimi i të cilit është që të vlerësojë situatën e sigurisë, të parandalojë dukuritë negative, të koordinojë emergjencat, sikurse edhe të nxisë bashkëpunimin ndëretnik e ndërfetar.

KKSB ka në përbërje 24 anëtarë, ku përfshihen përfaqsues të Komunës së Gjilanit, Stacionit Policor, Bashkësisë Islame, Kishës Ortodokse, Kishës Katolike, Kishës Protestante, përfaqësues të komunitetit serb, turk e rom, OJQ-ve e mediave dhe ka mandat katër vjeçar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.