DYLON

KKSB e Vitisë trajtoi situatën e sigurisë në komunë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Këshilli Komunal i Sigurisë në Bashkësi për Komunën e Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e pestë të radhës për këtë vit, ku krahas vlerësimit të përgjithshëm të situatës së sigurisë, ka diskutuar edhe për problemet tjera të qytetarëve që lidhen me siguri nëpër lokalitete të ndryshme.

Hasan Aliu, zëvendëskryetar i komunës së Vitisë, ka thënë se situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Vitisë, është e qetë dhe stabile , dhe kjo vije si rezultat I një bashkëpunimi shumë të mirë që kanë institucionet komunale me Policinë e Kosovës dhe qytetarët.

EkoHigjiena

Ai ka thënë se edhe gjatë këtij muaji kur në komunën e Vitisë, kishte një varg aktivitetesh me një pjesëmarrje më masovike të qytetarëve, siç ishin, mbrëmjet e maturës për nxënësit e shkollave të mesme, testi arritshmërisë për nxënësit e shkollave fillore, pastaj aksionet për pastrim dhe aktivitete të ngjashme , Komuna ka bashkëpunuar ngushtë me qytetarë dhe mekanizmat tjerë të sigurisë , gjë që ka rezultuar që gjithë këto aktivitete të përfundojnë me sukses të plot.

“ Institucionet komunale, gjatë periudhës mes dy mbledhjeve të KKSB-së, kanë marrë parasysh gjitha rekomandimet që kanë dalë nga ky mekanizëm konsultativ i sigurisë, kështu që një varg prej këtyre rekomandimeve janë zgjidhur”, ka thënë zëvendës kryetari Aliu, duke përmendur angazhimin shtesë të inspeksionit sanitar për parandalimin e dukurisë së pirjes së duhanit në institucionet publike, pastaj angazhimin e drejtorisë së shërbimeve publike që me ekskavatorin e komunës të pastroi ato përroska apo vende që paraqesin rrezik për vërshime, rregullimin e pjerrinave për persona me nevoja të veçanta në rrugët kryesore të Vitisë etj.

Kurse komandanti i stacionit policor në Viti, kapiteni Agim Lipovica, ka theksuar se policia në bashkëpunim me komunën ka qenë e përkushtuar në sigurimin e një ambient të sigurt dhe një mbarëvajtje të të gjitha aktiviteteve duke filluar nga mbrëmja e maturës e deri tek aktivitetet tjera.

“ Pos në këto organizime , policia ka qenë e angazhuar edhe në parandalimin e dukurisë së prerjes ilegale të pyjeve, pastaj në parandalimin e kontrabandës me duhan , si dhe në aktivitete tjera që prishin rendin dhe qetësinë publike në komunë”, ka thënë kapiteni Lipovica.

Ai ka shprehur një shqetësim të madh për numrin e madh të urdhëresave nga gjykata për dënim të qytetarëve që kanë bërë vepra kundërvajtës, dhe ka kërkuar nga qytetarët që të jenë më të përgjegjshëm dhe të paguajnë vetë këto gjoba e jo të presin angazhimin e policisë. Anëtarët tjerë të KKSB-së në Viti, gjatë këtij takimi shqetësimet kryesore në aspektin e sigurisë I kanë lidhur e prezencë e madhe të qenve endacak që po paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve e sidomos të fëmijëve, evitimin e rrezikut nga telat e rrjetit elektrik , pasi në shumë vende ata shkaku I vjetërsisë kanë rënë gati për tokë, mungesën e shenjave sinjalizuese në disa rrugë të fshatrave, mungesën e aparateve për shuarjen e zjarreve nëpër institucione, vendosjen e tendave nga lokalet afariste në trotuare etj.

Për gjitha këto shqetësime, zëvendës kryetari I komunës, Hasan Aliu, ka theksuar se komuna do të angazhohet ti zgjidhë. “Çdo problem me siguri që është në kompetencë të komunës , do të trajtohet me seriozitetin më të madh, e ato problem që nuk janë kompetencë e komunës do të insistojmë që bashkërisht me institucionet qendrore ti zgjidhim”, ka thënë Aliu. /2L ONLINE/