DYLON

KKMSH: Të mbahet ky ritëm i menaxhimit të gjendjes epidemiologjike

KKMSH: Të mbahet ky ritëm i menaxhimit të gjendjes epidemiologjike
Avatar photo Redaksia

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në takimin e rregullt ka vlerësuar se gjendja epidemiologjike në vend dhe në Komunën e Vitisë është duke u përmirësuar, por ritmi duhet të mbahet deri në fund.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se përveç punëve dhe angazhimit të përditshëm, vëmendja nuk duhet të largohet për asnjë moment nga Pandemia me Covid-19. Sipas tij, druhet se me fillimin e sezonit të dimrit gjendja do të përkeqësohet edhe sa i përket furnizimit me gjëra të nevojshme për konsum familjar.

Ai tha se duhet të vazhdohet me përgatitjen e shkollave në aspektin teknik, për fillimin e vitit të ri shkollor, të paralajmëruar për 14 shtator.

EkoHigjiena

Ndërkohë po vazhdon trajtimi i rrugëve dhe hapësirave publike me masat e klorifilimit dhe dezinfektimit, kurse do të nis edhe dezinsektimi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.