KKMSH: Është ngritur vetëdija e qytetarëve për bartjen e maskave!

KKMSH: Është ngritur vetëdija e qytetarëve për bartjen e maskave!

“Është ngritur vetëdija e qytetarëve për zbatimin e masave mbrojtëse kundër përhapjes së virusit COVID-19”.

Kështu u tha sot në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Vitisë (KKMSH).

Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, i cili edhe kryeson këtë komitet tha se deri me tani janë 73 raste aktive të qytetarëve të prekur me këtë virus.

Ai tha se kjo komunë po bënë përgatitjet për çdo rast të mundshëm.

”Shumë vende po përgatitën për një vale të re të infeksionit me këtë virus, edhe ne po bëjmë të gjitha përgatitjet e nevojshme që në çdo rast të mundshëm që të ju dalim në ndihmë qytetarëve tanë. Megjithatë nuk duhet të krijohet panik! Kërkojmë nga qytetarët që të zbatojnë masat mbrojtëse, të mbajnë distancën, të vendosin maska si dhe të mbajnë higjienën personale”, u shpreh Haliti.

Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili potencoi se është rritur vetëdija e qytetarëve për bartjen e maskave dhe për këtë sipas tij ka ndikuar edhe lëshimi i fletëparaqitjeve.

Ai kërkij nga qytetarët që të respektohen masat sepse Policia do të lëshojë fletëparaqitje të gjithë atyre që nuk e bëjnë këtë.

Ndërkaq Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, ka folur për bashkëpunimin e Inspekcionit me Policinë konkretisht për patrullimet e përbashkëta dhe çështjen e fletëparaqitjeve për mos respektim të masave anti-Covid. /2LONLINE.com/

KOMENTE