DYLON

KK i Gjilanit edhe me seancë të jashtëzakonshme edhe me atë solemne

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kuvendi Komunal i Gjilanit do t’i mbajë dy seanca të njëapsnjëshme, përgjatë dy ditëve, me 14 dhe 15 qershor, ku njëra do të jetë seancë e jashtëzakonshme e tjetra solemne.

Kuvendi Komunal mban seancë të jashtëzakonshme më 14 qershor

EkoHigjiena

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e re të mbledhjeve, (ish-objekti i gjykatës), më 14.06.2016, nga ora 10:00. Në rend dite, ndër të tjera, është edhe shpallja “qyetar nderi” të Josef R. Biden dhe Erzen Rrustemit.

R E N D P U N E

1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të KK-së
2. Propozim vendimi për rialokim te mjeteve për projekte kapitale
3. Shpallja “Qytetar Nderi” i Gjilanit të z. Joseph R.Biden III
4. Shpallja “Qytetar Nderi” i Gjilanit i z. Erzen Rrustemi
5. Miratimi i iniciativës për nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal me Lipjanin në fushën e infrastrukturës rrugore
6. Miratimi i nismës së kryetarit të komunës së Gjilanit, për bashkëpunim ndërkomunal në fushën e infrastrukturës rrugore
7. Miratimi i vendimit për autorizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit për bashkëpunim nderkomunal me Komunat fqinje në sferën e mbrotjes nga fatëkeqësitë natyre dhe fatkeqësitë tjera

Seanca mbahet në sallën e mbledhjeve të KK (ish-objekti i gjykatës) më 14.06.2016, ora 10:00.

Ndërsa, ditën tjetër me 15 qershor sërish do të mblidhen kuvendarët gjilanas, pasi Kuvendi Komunal mban seancë solemne.

Për nder të ditës së çlirimit, Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë solemne, të mërkurën, më 15 qershor 2016.
Seanca fillon në ora 11:00 dhe mbahet në sallën e Kuvendit (ish-objekti i gjykatës). /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.