DYLON

KK Gjilan: Pa opozitën (PDK e LVV) nis seanca e jashtëzakonshme

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kuvendi Komunal i Gjilanit ka nisur të martën seancën e jashtëzakonshme të cilën po e bojkoton opozita, anëtarët e kuvendit nga radhët e PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e re të mbledhjeve, (ish-objekti i gjykatës), më 14.06.2016, nga ora 10:00. Në rend dite, ndër të tjera, është edhe shpallja “qyetar nderi” të Josef R. Biden dhe Erzen Rrustemit si dhe sot u plotësua edhe me emrin e Xherdan Shaqirit.

EkoHigjiena

Ja rendi i punës:

Konstatimi i prezencës së anëtarëve të KK-së
Propozim vendimi për rialokim te mjeteve për projekte kapitale
Shpallja “Qytetar Nderi” i Gjilanit të z. Joseph R.Biden III
Shpallja “Qytetar Nderi” i Gjilanit i z. Erzen Rrustemi
Shpallja “Qytetar Nderi” i Gjilanit i z. Xherdan Shaqirit
Miratimi i iniciativës për nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal me Lipjanin në fushën e infrastrukturës rrugore
Miratimi i nismës së kryetarit të komunës së Gjilanit, për bashkëpunim ndërkomunal në fushën e infrastrukturës rrugore
Miratimi i vendimit për autorizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit për bashkëpunim nderkomunal me Komunat fqinje në sferën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyre dhe fatkeqësitë tjera.

Përndryshe, mungesën e opozitës, kryesuesja e Kuvendit komunal Valentina Bunjaku – Rexhepi e vlerësoi si çështje e tyre. “Ata i kanë arsyet e tyre që mungojnë ne i kemi arsyet tona që e kemi ftuar, por ata duhet ta dinë se është herët për një fushatë politike”, tha ajo. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.