DYLON

KK Gjilan: A do të shpallen qytetarë nderi Rrustemi dhe Shaqirit?!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kuvendi Komunal i Gjilanit (pa opozitën), po diskuton rreth pikës së rendit të ditës për të shpallë “Qytetar Nderi” i Gjilanit i z. Joseph R.Biden III, z. Erzen Rrustemin dhe i Xherdan Shaqirin. Pati vërejtje për procedura teknike që nuk janë ndjekur. Po ashtu u ankua se nuk u paraqitën as të dhëna bazike për këto figura, ndonëse u tha se janë figura të njohura të dëshmuara që do e nderojnë edhe qytetin, që po i nderon me këtë çmim.

Ndonëse të pranishëm ishin anëtarë të Kuvendit nga LDK e AAK që janë partnerë koalicioni, interesant ishte fakti që kishte fërkime dhe mospajtime. Disa anëtarë të LDK-së por edhe ata të AAK-së, thanë se nuk duhet dalë që ata janë kundër këtyre figurave, sepse të gjithë i çmojnë këto personalitete, por janë vetëm kundër shkeljeve dhe mosrespektim të procedurave.

EkoHigjiena

Përndryshe, derisa propozimi i parë për Joseph R.Biden III, kaloi me shumicë votash, për dy të tjerët vazhdoi diskutimi. Malazog Hoxha, drejtues i Njësisë për Sport i Komunës së Gjilanit tha se procedurat ligjore janë ndjekur deri në këtë moment për t’u shpallë qytetar nderi sportistët Erzen Rrustemi e Xherdan Shaqiri, dhe tani i takon kuvendarëve të marrin vendim.

Arben Mehmeti (LDK) ishte autokritik që është ftua si seancë e jashtëzakonshme për të shpallë dike qytetar nderi. Ai tha se duhej të respektoheshin procedurat, të kenë anëtarët e Kuvendit materiale për këto personalitete e jo vetëm Kuvendi të bëhet mekanizëm votimi.

Ndërkohë që kryesuesja Valentina Bunjaku – Rexhepi tha se në fakt seanca e jashtëzakonshme është ftuar për rendin e ditës “Propozim vendimi për rialokim te mjeteve për projekte kapitale”, por se këto pika tjera janë plotësime. Kur ajo u përpoq ta hidhte në votim këtë çështje, kuvendarët kërkonin të diskutohej akoma. Me kërkesë të Avdyl Aliut, shefit të grupit të Këshilltarëve të LDK-së, u kërkua pesë minuta pauzë për konsultime. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.