DYLON

KK. Elita klubi më i suksesshëm, elitarja Fortesa Orana sportistja e vitit 2013

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Klubi i Karatesë Elita nga Gjilani është shpërblyer me dy çmimet më të rëndësishme nga Komuna e Gjilanit, drejtoria për Rini, Kulturë e Sport,   me rastin e organizimit të aktiviteteve të zgjedhjes së më të mirëve në këto tri sektorë.

– KK. Elita është shpallur Klubi më i suksesëshëm në Komunën e Gjilanit dhe
– Fortesa Orana është shpallur garuesja më e suksesëshme për vitin 2013.

EkoHigjiena

Klubi i Karatesë Elita vazhdon të stoliset me shumë çmime të rëndësishme dhe po shpërblehet puna e madhe që është bërë nga trajnerët, garuesit dhe kryesia e Klubit të Karatesë Elita.

Trajnerët e Klubit të Karatesë Elita Reshat Halili dhe Xhevat Shabani kanë potencuar se në Klubin e Karatesë Elita është punuar shumë me garues dhe normalisht rezultatet nuk kanë munguar.

KK.Elita ka shumë garues cilësor, por më e mira është Fortesa Orana që ka arritur të siguroj 29 medalje, prej tyre 15 te arta, 6 te argjenta dhe 8 te bronzta.Pra, bëhet fjal për një garuese shumë cilësore që është kampione e Kosovës në kategorinë e vetë.

“Puna ekipore që zhvillohet në KK.Elita ka treguar rezultate të larta, Elita gjatë vitit 2013 ka arritur të fitoj hiq më pakë se 331 medalje, prej tyre 90 të arta, 105 të argjenta dhe 136 të bronzta, ky është një sukses i jashtzakonshëm. Klubi i Karatesë Elita falenderon Komunën e Gjilanit që ka ndihmuar në transportin e gauresve tanë, gjithashtu falenderojmë mediat që kanë përcjell dhe publikuar të gjitha sukseset e Klubit Elita”, ka thënë kryetrajneri Reshat Halili. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.