(2LONLINE) – Në Pejë në palestrën sportive “Karagaqi” u mbajt turneu memorial i karatesë “Haki Ibërdemaj”. Ky turne memorial në karate ishte i organizuar nga Federata e Karatesë së Kosovës. Në këtë turne memorial morën pjesë garuesit duke filluar nga mosha 7 vjeçare, pionier, kadet të rinj, kadet, junior, si dhe për senior në disiplinat kata dhe kumite.
Në këtë turne memorial të karatesë sipas organizatorit pjesëmarrës ishin rreth 200 garues nga 27 klube nga Kosova.
Klubi i karatesë Drita nga Gjilani morri pjesë me gjithsej 16 garues ku arriti që ti fitoj 21 medalje ku prej tyre ishin 8 të arta, 3 të argjendta dhe 10 të bronzta.
Blerim Hajdari, kryetrajner i klubit të karatesë “Drita” ka thënë se edhe në këtë turne vazhduan sukseset e karateistëve të klubit të karatesë “Drita” të cilët arritën një rezultat të mirë ku shihet edhe një punë e mirë dhe me vullnet e cila bëhet në klubin tonë.
Sipas organizatorit të kësaj gare klubi i karatesë “Drita” nga Gjilani është shpallur klubi më i suksesshëm edhe klubi më masiv në këtë turne të karatesë.
Të artë:
Erit Bajrami, nxënës i ri, 8 vjeç, kata
Erit Bajrami, nxënës i ri, 8 vjeç, kumite, kategoria e hapur
Zija Zeneli, nxënës, 10/11 vjeç, kumite, – 30 kg
Endrit Beka, nxënës, 10/11 vjeç, kumite, – 34 kg
Vesa Ibrahimi, kadete e re, 12/13 vjeç, kumite, – 43 kg
Betim Maliqi, nxënës, 12/13 vjeç, kumite, – 50 kg
Gresa Nuhiu, kadete, 14/15 vjeç, kumite, + 54 kg
Vlora Selimi, juniore, 16/17 vjeç, kumite, – 59 kg
Të argjendt:
Andi Aliu, pionier, 7 vjeç, kumite, kategoria e hapur
Lorik Arifi, kadet, 14/15 vjeç, kumite, – 70 kg
Albiona Asllani, seniore, 18+ vjeç, kata
Të bronzt:
Andi Aliu, pionier, 7 vjeç, kata
Elvin Gërbovci, nxënës i ri, 8 vjeç, kata
Dorarta Sylaj, nxënëse e re, 9 vjeç, kata
Endrit Beka, nxënës, 10/11 vjeç, kata
Vlerë Qerimi, kadete e re, 12/13 vjeç, kata
Vlerë Qerimi, kadete e re, 12/13 vjeç, kumite, – 52 kg
Vesa Ibrahimi, kadete e re, 12/13 vjeç, kata
Ardian Zeneli, kadet i ri, 12/13 vjeç, kumite, – 50kg
Vlora Selimi, juniore, 16/17 vjeç, kata
Albiona Asllani, seniore, 18+ vjeç, – 68 kg