DYLON

“Kjo qeverisje po e shkatrron arsimin”

Avatar photo Redaksia

Këshilltarja e LDK-së, Besa Hoxha-Krasniqi ka bërë përgjegjës kryetarin Begzad Sinani dhe Agim Shkodra për gjendjen e rëndë në sferën e Arsimit. Sipas saj praktika e shkeljeve ligjore, abuzimeve dhe mosrespektimit të udhëzimeve administrative, janë bërë tashmë të zakonshme për udhëheqjen komunale.

Së fundi, Hoxha-Krasniqi ka denoncuar dhunën psikike dhe fizike të përdorur ndaj nxënësve të shkollave të mesme. “Nuk janë respektuar të drejtat e nxënësve dhe kriteret për regjistrimin e tyre. Gjatë këtyre ditëve në shkolla ka pasur kërcënime, nepotizëm, injorime, standarde të dyfishta, deri te përdormi i dhunës”, ka thënë ajo për Kamenicapress.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.