DYLON

Kjo javë do të karakterizohet me mot të nxehtë

Kjo javë do të karakterizohet me mot të nxehtë
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit hidrometeorologjik të Kosovës, kjo javë do të karakterizohet me mot të nxehtë.

Kjo situatë vije si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.

EkoHigjiena

Parashihen shumë orë me diell, duke bërë kështu që maksimalet e ditës të lëvizin ndërmjet 28-35 gradë Celsius, derisa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Nuk përjashtohet mundësia që në viset malore të ketë reshje të izoluara.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikoj te një shtresë e popullatës, sidomos te personat në moshë dhe te ata me sëmundje kronike, për shkak të vlerave të larta termike dhe indeksit UV të lartë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.