DYLON

Kjo është gjendja e sotme e auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Kosovës

Kjo është gjendja e sotme e auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ministria e Infrastrukturës po vazhdon mbikëqyrjen e kompanive të mirëmbajtjes së autoudhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Republikës së Kosovës.

Në të shtatë regjionet e Kosovës, kompanitë kontraktuese po vazhdojnë aktivitetet e tyre në baza ditore, ku rrjedhimisht konstatohet se:

-Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 nuk ka reshje të borës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme, por që me qëllim të parandalimit të ngricave në shtresa qarkulluese, po bëhet hudhja e kripës dhe e rërës në rrugët: N9 Prishtinë-Mutidovë (segmenti Koliq-Mutidovë), N25 QMI-Carralevë (segmenti Shtime-Carralevë) dhe R102 Komoran-Carralevë (segmenti Shalë-Carralevë).

EkoHigjiena

-Në rajonin e Pejës, rrugët të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë kryesisht të kalueshme, ndërkaq po aplikohet intervenimi me kripë në rrugët pranë viseve malore.

-Infrastruktura e rajonit të Ferizajt është krejtësisht e lirë për qarkullim.

-Edhe në rajonin e Gjilanit nuk ka borë dhe rrugët janë krejtësisht të qarkullueshme.

-Rrugët në rajonin e Gjakovës poashtu janë të kalueshme, pa reshje bore, por vende vende me mjegull.

-Mirëmbajtja dimërore e rrugëve po vazhdon edhe në rajonin e Prizrenit, me ç’rast po bëhet shpërndrja e kripës në drejtimin Suharekë-Carralevë.

-Rrugët janë krejtësisht të lira dhe në gjendje normale edhe në regjionin e Pejës.

Autoudhët poashtu janë krejtësisht të lira dhe pa ndonjë pengesë eventuale për pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.

Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar në mirëmbajtjen e autoudhëve, rrugëve nacionale dhe rajonale, duke informuar në baza ditore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.