DYLON

Kishnapola u bë me ndriçim publik, qytetarët falënderojnë Komunën

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në fshatin Kishnapole i banuar me 26 familje, është instaluar ndriçimi publik ndërsa deri në fund të kësaj jave përfundon faza e ndriçimit të të gjitha vendbanimeve të Komunës së Gjilanit, ka thënë gjatë inspektimit të punimeve në këtë fshat drejtori i Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Banimit, Sokol Haziri, që shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.

Me këtë rast ai ka thënë se brenda kësaj jave përfundon projekti i përfshirjes së të gjitha vendbanimeve të Komunës së Gjilanit në ndriçim publik.

EkoHigjiena

“Faktikisht jemi në përfundim të projektit të ndriçimit publik për të gjitha vendbanimet e Komunës së Gjilanit. Sot po kryhet edhe fshati i parafundit me këtë projekt. Shtylla e katërt e premtuar nga kryetari Haziri, brenda këtij viti po përmbyllet në kuadër të premtimit të katërshes së madhe. Prioritet yni është trajtimi i barabartë i qytetarëve gjatë investimeve, pavarësisht se ku jetojnë ata, në zonën urbane apo në atë rurale. Projektet po realizohen suksesshëm dhe kjo është vlerësuar edhe nga vet qytetarët. Ne si drejtori jemi të vendosur që të kryejmë punë në mënyrë që t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve tanë në aspektin e infrastrukturës”, ka thënë Haziri, duke shtuar se në vitin e ardhshëm në Kishnapole do të trajtohet edhe një rrugë poashtu.

Ndërsa, Sabri Latifi, banorë në fshatin Kishnapole ka thënë se investimet e Komunës janë për t’u përshëndetur dhe falënderuar, sepse ne pak muaj më parë kemi përfituar nga trajtimi i rrugëve me zhavorr, ndërsa tani po prekim edhe investimin tjetër, atë të ndriçimit publik, për çka do të jemi përherë falënderues të institucioneve. /2L ONLINE/