DYLON

“Kisha Ortodokse serbe dhe elitat politike po prodhojnë shovinizëm ndaj shqiptarëve”

Avatar photo Redaksia

Deri të martën është dashur që të jetësohen pesë pika të Marrëveshjes për Mbrojtjen Civile, por prej tyre përmbushur vetëm një. Për jetësimin e saj, palë përgjegjëse ka qenë Kosova, ndërsa për katër pikat e tjera përgjegjës kryesorë janë Serbia dhe Mbrojtja Civile.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, thotë se ata të cilët mendojnë se Serbia negocion me Kosovën me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve gabohen.

EkoHigjiena

“Hyrja në negociata e palës serbe prapa ka qëllime meskine; e para është blerja e kohës për stabilizim të brendshëm politik dhe ekonomik të Serbisë e cila ka probleme serioze në këto fusha. Së dyti, serbët janë duke munduar të blejnë kohë me shpresë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike. Ata i fërkojnë duart duke pritur përplasje të përmasave të mëdha në mes të NATO-s dhe Rusisë. Në këtë përplasje Serbia shpreson në krijimin e parakushteve që ushtarakisht të pushtoi serish Kosovën. Për këtë qëllim ajo i mbanë të gjitha kapacitetet ushtarake përreth kufirit me Kosovën. Së treti, Serbia përmes shërbimeve sekrete është duke zhvilluar aktivitete agresive apo luftë speciale kundër Kosovës”, thekson Kajtazi për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, përmes këtij segmenti, në mënyrë të rafinuar ajo çdo ditë është duke sulmuar sistemin politik, ekonomik, arsimor, kulturor, fetar të Kosovës në mënyrë që Kosova të stagnoj në zhvillim dhe para bashkësisë ndërkombëtare të krijoj imazhin për të cilin ajo trumbeton prej vitesh si “shtet i dështuar” “si popull me prirje të zhvillimit të ekstremizmit fetar islam”, “si vend burim i trafikimit të narkotikëve” etj.

“Në anën tjetër, po këto segmente të ndihmuara nga Kisha Ortodokse Serbe, elitat politike dhe intelektuale vazhdojnë të prodhojnë shovinizëm në drejtim të shqiptarëve në mënyrë që të mbajnë të ndezur pishtarin e urrejtjes dhe të shpirtit luftarak serb për Kosovën. Kooperimi serb në drejtim të stabilizimit të marrëdhënieve me Kosovën do të përparoj vetëm atëherë kur në nivel global gjërat nuk do të shkojnë ashtu si ata dëshirojnë dhe vetëm atëherë ku strukturat politike dhe ato të sigurisë të Kosovës e kuptojnë se Serbia përmes shërbimeve të saja është duke zhvilluar aksione subversive në drejtim të Kosovës dhe krijon kapacitete ti parandaloi ato”, vlerëson Kajtazi.

Në fund, eksperti i çështjeve të sigurisë Fadil Kajtazi thotë se, në përgjithësi klasa politike dhe strukturat e sigurisë së Kosovës kanë qasje infantile ndaj këtij problemi i cili është shumë serioz pasi rrezikon në bazë shtetësinë e Kosovës.

Në anën tjetër, katër pikat e vëzhgimit të Mbrojtjes Civile në veri, nuk janë demontuar apo dorëzuar përfshirë edhe atë te ura qendrore e lumit Ibër, si dhe institucionet e Kosovës nuk janë vënë në dijeni për asetet në shfrytëzim që ka MC-ja, por as BE-ja nuk ka marrë dëshmi të shkruara nga Beogradi zyrtar se pjesëtarët e kësaj strukture janë hequr nga lista e pagave dhe se MC-ja është hequr nga sistemi i Serbisë.

Deri tash është formuar vetëm Paneli që do të bëjë përzgjedhjen e pjesëtarëve të MC-së që do të integrohen në institucione të Kosovës. Marrëveshja kërkonte që paneli të formohej më së largu më 27 prill, kur edhe duhej të mbahej mbledhja e parë. Sipas Marrëveshjes, ky mekanizëm do të përbëhet nga katër anëtarë: dy anëtarë të institucioneve të Kosovës; një përfaqësues nga ish-Mbrojta Civile dhe një përfaqësues nga BE-ja.

http://botasot.info/kosova/399135/kisha-ortodokse-serbe-dhe-elitat-politike-po-prodhojne-shovinizem-ndaj-shqiptareve/