DYLON

Kirurgjia Plastike me sukses po kryen riformimin e gjirit, pas karcinomës

Kirurgjia Plastike me sukses po kryen riformimin e gjirit, pas karcinomës
Avatar photo Redaksia

Krahas patologjive të shumta të cilat i trajton, kohëve të fundit Kirurgjia Plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po bën trajtimin dhe operimin e grave, pas karcinomës së gjirit-rekonstruktimi i gjirit (riformimi i gjirit).

Përveç problemit shëndetësor gjatë kancerit të gjirit, problem madhor është edhe gjendja psikologjike e pacienteve post operative, pas operimit/amputimit të gjirit, e cila, përpos që shkakton problem fizik, paraqet edhe problem psikologjik te gratë e sëmura.

EkoHigjiena

Rikthimi i jetës normale tek një grua, është shumë me rendësi. Një gjë e tillë mund të arrihet përmes operacioneve rekonstruktive, të cilat mundësojnë formimin e gjirit të ri përmes teknikave të ndryshme operative në Kirurgjinë Plastike.

Andaj, në muajin tetor, muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, Kirurgjia Plastike fton të gjitha gratë, vajzat, nënat dhe të gjithë ato të cilat janë operuar nga karcinoma e gjirit, që të shkojnë të trajtohen aty për rikonstruktimin e gjirit.

Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike ofrohen të gjitha metodat rekonstruktive, si rekonstruksioni i hershëm dhe i vonshëm me këto metoda operative: Ind autolog-mikrokirurgji(latisimus dorsi, DIEP, SGAP, etj), si dhe me anë të implanteve apo protezave të ndryshme, njofton SHSKUK.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.