DYLON

Kirby dhe Gashiq të enjten në Bujanoc në përfundimin e “Asistencës humanitare”

Avatar photo Redaksia

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Michael D. Kirby dhe ministri i Mbrojtjes Bratisllav Gashiq, të enjten do të marrin pjesë në përfundimin e punimeve të renovimit të dy objekteve arsimore në Bujanoc, i realizuar në bashkëpunim të Gardës së Ohajos dhe Ushtrisë së Serbisë.

Gardistët amerikan dhe ushtarët serb në njëzet ditët e kaluara, në kuadër të projektit “Asistenca humanitare”, së bashku kanë punuar në rekonstruimin e shkollës së muzikës dhe kopshtit të fëmijëve “Gëzimi ynë”.

EkoHigjiena

Projekti është realizuar në bashkëpunim të 40 pjesëtarëve të Gardës së Ohajos së SHBA-së dhe po aq të Ushtrisë së Serbisë të cilët janë ndihmuar nga kompanitë lokale, njofton Ministria e Mbrojtjes.

“Ky projekt është edhe një shembull i partneritetit dhe lidhjeve të forta që ekzistojnë në mes të Gardës kombëtare të Ohajos dhe Ushtrisë së Serbisë”, thuhet në kumtesë, transmeton Titulli.com.

Gjithashtu theksohet se “me këtë konfirmohet përkushtimi i Qeverisë së SHBA-së për të punuar së bashku me partnerët në Serbi, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës të të gjithë qytetarëve të Serbisë”.

Komanda Evropiane e forcave të armatosura të SHBA-së përmes Zyrës për bashkëpunim ushtarak të Ambasadës së SHBA-së ka investuar më shumë se 130 mijë dollarë në renovimin e këtyre dy objekteve.

Kirby dhe Gashiq gjatë qëndrimit në Bujanoc do të bisedojnë edhe me kryetarin e kësaj komune, Nagip Arifin, theksohet në kumtesë.

Projekti “Asistenca humanitare” nënkupton angazhim të përbashkët të pjesëtarëve të Gardës së Ohajos dhe Ushtrisë së Serbisë në ndërtimin e shkollave, kopshteve, rregullimin e këndeve të lojrave për fëmijë…

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.