DYLON

Kini kujdes, këto gjëra mund të shkaktojnë kancerin!

Avatar photo Redaksia

Ndoshta kurrë nuk do të kishit menduar se këto produkte dhe përbërësit e tyre mund të jenë kancerogjene, por disa hulumtime tregojnë se është pikërisht ashtu!

– Nescafe: Përmban akrilamide, që po ashtu gjenden në ushqime të pasura me karbohidrate, të përgatitura në temperatura shumë të larta, të tilla si: patatet e skuqura.

EkoHigjiena

– Si duhet shmangur atë? Përdorni kafe të errët, të pjekur, sepse ajo përmban më së paku akrilamide. Patatet mos i skuqni në fritezë, por do të ndihmojë në qoftë se i qëroni patatet dhe i vendosni për dy orë në ujë para pjekjes, për të eliminuar të gjithë përbërësit e dëmshëm.

– Vaji i peshkut: “Journal of National Cancer Institute” njoftoi se doza të larta të acide yndyrore omega 3 mund të shkaktojnë kancerin e prostatës.

– Si duhet shmangur atë? Përmbajuni dozës së rekomanduar. Autori i studimit, Dr. Theodore Brasky, këshillon për të ngrënë vetëm dy racione me peshq yndyror në javë.

– Gotat e letrës: Përveç të qenit të këqija për mjedisin, po ashtu janë të dëmshme edhe për shëndetin. Përmbajnë stirenit që mund të jetë kancerogjen, sipas agjencisë ndërkombëtare kërkimore për kancerin.

– Si duhet shmangur atë? Nëse ju tashmë e keni shprehi të konsumoni kafen jashtë dhe larg ambientit të kafeterisë, blini filxhanin ose tasin tuaj dhe kërkoni nga kamerieri për të mbushur atë me kafe.

– Orizi i kaftë: Shkencëtarët në Universitetin e Aberdeen-it kanë zbuluar se orizi ngjyrë kafe përmban më shumë arsenik në pjesën e jashtme sesa orizi i bardhë.

– Si duhet të shmangur atë? Para gatimit e shpërlani mirë. Raporti i ujit dhe orizit duhet të jetë 6:1, për shembull 300 ml ujë dhe 50 gram oriz. Është e rekomanduar që të mos e konsumoni këtë ushqim më shumë se dy herë në javë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.