Bee Taechaubol pritet të qëndrojë në Itali të dielën për të mbyllur një marrëveshje për blerjen e Milanit, por në adresë të klubit mund të arrijë edhe ndonjë ofertë nga biznesmenë kinezë.
Miliarderi tajlandez, i njohur si Mr. Bee, është afër për të arritur marrëveshje me Rossonerët dhe kjo mund të zyrtarizohet të hënën, kur ai të firmosë një marrëveshje për blerjen e shumicës së aksioneve të klubit.
Megjithatë, Gazzetta dello Sport beson se biznesmeni kinez, Richard Lee, mund të takohet me presidentin Silvio Berlusconi në Arcore jo më larg se nesër, transmeton Telegrafi.
Kinezët mendohet se tashmë e kanë të kompletuar një ofertë e cila do t’i prezantohet Milanit para se ata të vendosin t’ia shesin klubin tajlandezit.
Gazeta shkruan se Berlusconi më parë do të preferonte kinezin Lee, pasi ai do t’i ofronte 600 milionë për investime të menjëhershme, derisa Mr Bee ofron 500 milionë për 60 për qind të aksioneve