Është mbyllur sezoni 2018/19 në Ligën e Parë dhe dy skuadrat e nga Anamorava, konkretisht nga Komuna e Kamenicës nuk ia dolën mbanë këtë vit.
Përderisa, Kika e Hogoshtit ka rënë nga Liga dhe edicionin tjetër do të zhvillojnë ndeshje në një rang më të ulët të garave, Bashkimi i Koretinit do të luajë për mbijetesë në ndeshjet e barazhit.
Bashkimi ka përfunduar kampionatin në pozitën e 14-të, ndërsa Kika e fundit në atë të 16-ën.
Kampion në Ligën e Parë është shpallur Vushtrria, ndërsa biletën për në Superligën e Kosovës e ka fituar edhe Dukagjini.