Kh Zhegra përforcohet, synon katërshen e madhe
(2LONLINE) – Klubi i hendbollit ”Zhegra” nga Zhegra fillon edicionin pranveror me përforcime dhe është kandidat potencial të futet në katërshen e madhe në superligën e Kosoves.
Kryetari i klubit të hendbollit ”Zhegra” Bajram Isufi tha se gjatë kësaj periudhe kryesia e klubit ka arrit marrëveshje me dy lojtarë me përvojë nga Maqedonia të cilët vitet e fundi kanë luajtur në klubet e superligës në Kosovë, Risto Trajkovski dhe Bojan Cvetkovski si dhe Jeton Bislimi nga KH ”Kastrioti ”nga Ferizaj.
Isufi tha se, në këtë edicion rikthehet në palestër ish njëri ndër lojtarët më të mirë në hendbollin gjilanas e më gjerë, veterani Erhan Shahini i cili vitet e fundit dha kontribut te jashtëzakonshëm në klubin hendbollistik Zhegra si lojtar, trajner, dhe donator.
Përforcim tjetër në radhët e KH ”Zhegra”është edhe Samet Haziri ishe lojtar i KH ”Zhegra, ku ne edicionin e kaluar vjeshtore ishte në KH”Drita”.
“Ky përkushtim i kryesisë se klubit me nstitucioneve komunale, donatoreve nga Zhegra, Gjilani, Prishtina e në veçanti nga gurbetçarët e Zhegrës që punojnë dhe jetojnë në Zvicër, ku këtë muaj ndihmuan klubin, familja Haziri dhe Demi në Gjenevë me 1000 franga, Vullnet Neziri nga Schaffhausen dërgoi 90 topa ku vlera e tyre është mbi 1000 euro, sado pak zbuten obligimet që ka klubi në këtë edicion, i falënderojmë dhe ju jemi mirënjohës për këtë kontribut”, ka thënë Isufi.
Sipas tij, klubi zhvillon aktivitetet sportive në kushte të vështira, tri herë në javë stërvitjet i ka në palestrën sportive ”Bashkim – Selishta” në Gjilan, vajtje e ardhje 25 km me termine pas orës 21 e 30 . Zhegra nuk ka salle të edukate fizike në dy shkolla, filloren dhe të mesmen, e as palestër sportive, por kryesia lojtarët dhe donatorët kanë vullnet e përkushtim edhe në këto kushte, të kenë rezultate për afërsisht të barabarta si me Prishtinën, Pejën Vushtrrinë, Ferizajn etj, që kanë traditë mbi 50 vjet në hendboll.
“Tani klubi ka pese reprezentues, Ali Aliu dhe Armir Agushi në U17, Alban Haziri dhe Astrit Maksuti në U16 dhe Arber Aliu në U14 dhe shumë talent që janë nën moshën 19 vjeçare si, Ahmet Emini, Jeton Osmani, Festim Isufi, Adonis Jakupi, Shkodran Shaqiri, Melos Shahini, Blendi Agushi, Mërgim Murseli, Qendrim Isufi, Leonard Haziri, Agim Isufi etj, të cilët janë kampion në kategorinë e juniorëve në sezonin vjeshtor e që janë e ardhme e ndritur e klubit hendbollistik Zhegra”, thotë isufi.
Sipas tij, kanë marr premtime nga kreu i Komunes Lutfi Haziri dhe disa afaristë që të ndihmohet klubi në mundësitë që i kanë, ndërsa objektiv i kryesisë është edhe dalja në arenë ndërkombëtare.
Përndryshe, të dielën nga ora 17 e 30 në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta” zhvillohet ndeshja në mes Kh”Zhegra”dhe Kh”Vllaznimi”nga Gjakova. /2lonline/
