DYLON

KH “Zhegra” mposhti rivalin lokal KH “Drita” – 30 : 29

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Në ndeshjen e fundit të Superligës së Kosovës në Hendboll, në prani të mbi 200 shikueseve, KH “Zhegra”, ka vazhduar me fitore të radhës ndaje rivalit lokal KH “Drita”, duke e mposhtur përseri dhe duke treguar kështu se këto vitet e fundit nuk di për humbje ndaj ekipit të KH “Drita”.

Sipas drejtuesve të klubit zhegran, ndeshja ishte e balancuar dhe mjaftë e forte, KH “Zhegra”, gjatë gjithë kohës ishte në epërsi 2-3 gola, ndërsa epërsia me e madhe ka qenë deri në 6 gola.

EkoHigjiena

Të gjithë lojtarët janë angazhuar në maksimum e u dalluan Alban Haziri me 10 gola dhe Gëzim Misini me 9 gola nga radhët e KH “Zhegra”, ndërsa nga KH “Drita”, janë dalluar Mesud Salihu me 8 gola si dhe Mehmetali Sahiti dhe Rinor Selmani me nga 5 gola.

Lojtar i ndeshjes pa dyshim që ishte portierin 18 vjeçar Armir Agushi, i cili sonte ishte me meritori për fitoren e KH “Zhegra”.

Në këtë stinor KH “Zhegra” përfundon në vendin e 5-të tabelës, ndërsa KH “Drita”, e fundit në klasifikimit e Superligës së Hendbollit të Kosovës.

Gjithashtu edhe ekipi i kategorisë se Kadetëve zhegran, ka mposhtur KH “Drita”, edhe atë me rezultat 20:11, duke bërë që edhe në këtë kategori  KH “Zhegra”, të dal fituese ndaj rivalit lokal “Drita”. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.