(2LONLINE) – Kh”Zhegra” me plote meritë në gjysmëfinale të kupës se Republikës se Kosovës. Në palestrën e sporteve ”Bashkim Selishta” në Gjilan në praninë e më se 200 shikuesve, është zhvilluar ndeshja e kthimit në çerekfinale e kupës se Republikës së Kosovës në mes Kh”Zhegra” nga Zhegra dhe Kh”Kastrioti”nga Ferizaji.
Me një lojë të fortë dhe dramatike dhe gjithnjë në epërsi deri në fund triumfoi Kh”Zhegra”me rezultat 37 me 31. Bajram Isufi kryetar i këtij klubit tha se lojtaret që shkëlqyen edhe kësaj radhe janë, veterani i klubit hendbollistik ”Zhegra” Erhan Shahini me 12 gola,supertalenti 17 vjeqar Alban Haziri me 9 gola dhe portieri Bardhyl Abazi, por edhe te gjithë lojtaret ishin ne nivel te detyres. Ne radhet e Kh”Kastrioti” me i dalluari ishte Rron Ramadani me 7 gola.
“Me këtë fitore për herë të parë në historikun e saj, Kh”Zhegra” do të zhvillon ndeshje në gjysmëfinale të kupës se Republikës së Kosovës. Kryesia e klubit hendbollistik për këto rezultate falënderon, lojtaret, tifozerien” Katana Boys”, sponsoret, institucionet komunale dhe kërkon nga ta që të mbështesin klubin e hendbollit deri në finalen e shumëpritur”, ka thënë Isufi./2LONLINE/