KH Drita (F) zgjodhi kryetarin e ri, Ali Bajramin

KH Drita (F) zgjodhi kryetarin e ri, Ali Bajramin

Kryesia e Klubit të Hendbollit Drita, konkurrenca e femrave, mbledhjen e saj të rregullt, e ka nisur me një minutë heshtje në nderim të ish kryetarit të Klubit, Muharrem Halimi, tani më i ndjerë.

Kryesia e klubit ka zgjedhur për kryetar të ri, Ali Bajrami, i cili mbante pozitën e nënkryetarit, ndërsa nënkryetar është zgjedhur, Avni Hajrullahu.

e sponzorizuar

Bajrami ka falënderuar kryesinë për besimin e dhënë dhe njëherësh ka përkujtuar të ndjerin Halimi, ish kryetarin e këtij klubi, duke thënë që ishte dhe do të mbetet shembull i një njeriu sportdashës dhe kontributdhënës për qytetin e Gjilanit.

Ai në vazhdim ka paraqitur platformën dhe synimet e Klubit të Hendobllit Drita, fermat, për sezonin 2018/2019, duke potencuar se klubit do t’ia kthejnë reputacionin dhe nderin që e kishte dikur.

“Vajzat nga Gjilani meritojnë të jenë në krye të tabelës të hendbollit të Kosovës dhe ne do të angazhohemi me krejt potencialin tonë për të përmirësuar kushtet”, ka premtuar kryetari i zgjedhur, Ali Bajrami, transmeton 2LONLINE.

KOMENTE