DYLON

KGJKP: Miratohet propozimi për shpallje të interesit publik në disa prona shoqërore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE / Komiteti për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë (KGJKP) ka miratuar të martën propozimin-vendimin për lejimin e këmbimit të pronës komunale me pronë private, për nevoja publike si dhe propozimin-vendimin për shpalljen e interesit publik të disa pronave shoqërore që administrohen nga AKP-ja.

Refik Shala, kryesues i KGJKP ka thënë se në të dyja rastet kemi të bëjmë me prona që janë të nevojshme për zhvillimin e infrastrukturës publike dhe ka kërkuar mbështetjen e anëtarëve të kësaj trupe komunale për t`i rekomanduar në procedura të mëtejme.

EkoHigjiena

Sqarime më të hollësishme ka dhënë Sali Fazliu, shef i Sektorit të Pronës në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë. Ai ka thënë se për nevoja të ndërtimit të rrugës “Jugu 1”, pjesa e dytë si dhe rreth-rrotullimit në lagjen “Iliria”, me vendim të Kuvendit Komunal të vitit 2009, janë marrë disa prona private dhe një sipërfaqe prej 295 m/2 nuk është shpronësuar ende.

Meqë pronarët kanë kërkuar këmbim pronësor, është arritur marrëveshja që atyre t`iu ofrohet një sipërfaqe te tregu i gjelbër, e destinuar për ndërtim, ka thënë Fazliu, duke sqaruar se ky propozim është në pajtim me ligjin për shkëmbim pronësor, ndërsa vlerësimin duhet ta bëjë një komision i veçantë nga qendra.

Po ashtu, ai ka dhënë detaje edhe për propozimin tjetër, duke thënë se është bërë rilevimi i 33 zonave kadastrale në terren dhe ka rezultuar se një numër i objekteve komunale janë të ndërtuara në prona shoqërore ose private.

Sa u përket pronave shoqërore, që tani administrohen nga AKP-ja, Fazliu tha se Komuna duhet të shpreh interesimin e saj dhe përmes procedurave ligjore t`i kthej në pronësi të veten, si nevojë e domosdoshme për investime publike në të ardhmen.

Përndryshe, Fadil Hajdari (PDK) e ka përsëritur kërkesën e mëhershme për të sjellë në Komitet listën e pronarëve të rrugës qarkore, derisa Arjeta Rexhepi (VV) ka këmbëngulë në listën e uzurpimeve të pronës publike. Kryesuesi Refik Shala tha se kërkesat do t`i përcillen drejtorit të Kadastrës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.