DYLON

KGJK vazhdon bashkëpunimin me Zyrën e Këshillit të Evropës

KGJK vazhdon bashkëpunimin me Zyrën e Këshillit të Evropës
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, priti sot në takim shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, z. Frank Power, Menaxheren e Projektit për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovës (KoSEJ), znj. Stephanie Lefeuvre dhe Koordinatorin e Projektit, z. Emmanuel Baron.

Gjatë takimit, u diskutua rreth fazës së re të projektit, vazhdimësisë së aktiviteteve nga KOSEJ II dhe aktiviteteve të planifikuara në kuadër të objektivave të përbashkëta me KGJK-në.

EkoHigjiena

Kryesuesi Zogaj, ka falënderuar përfaqësuesit e projektit për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, me qëllim të rritjes së efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në sistemin gjyqësor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.