KGJK propozon tek Presidentja lirimin nga detyra të gjyqtarëve serb të dorëhequr
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), propozon tek Presidentja e Republikës së Kosovës lirimin nga detyra të gjyqtarëve serb të dorëhequr.
Në vazhdim të takimit të 371- të me radhë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është shqyrtuar kërkesa për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës nga komuniteti serb.
Me këtë rast pas trajtimit dhe shqyrtimit të kësaj pike të rendit të ditës, me shumicë votash KGJK ka vendosur që të refuzohet kërkesa për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe ka vendosur që t’i propozojë Presidentes së Republikës së Kosovës lirimin nga detyra të gjyqtarëve.
Po ashtu, KGJK autorizoi Sekretariatin që të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale për lirim nga detyra të stafit mbështetës. /2LONLINE/
