DYLON

KGJK organizon ceremoninë e fillimit të punës për 26 bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Kosovës

KGJK organizon ceremoninë e fillimit të punës për 26 bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), u organizua ceremonia e fillimit të punës për njëzet e gjashtë (26) bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës, të cilët u pritën nga Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi.

Edhe gjatë këtij procesi rekrutues, KGJK ka pasur parasysh parimin e barazisë gjinore, ku nga numri total i bashkëpunëtorëve profesional, prej tyre janë 15 femra dhe 11 meshkuj.

EkoHigjiena

Kryesuesi Zogaj, iu uroi mirëseardhje bashkëpunëtorëve profesional duke ju uruar suksese në punën e tyre, si dhe theksoi se plotësimi i këtyre pozitave do të ndikojë në avancimin dhe zhvillimin e sistemit gjyqësor.

Po ashtu, Zogaj shprehi gatishmëri për mbështetjen e bashkëpunëtorëve profesional dhe përmbushjen e nevojave në punën e tyre të përditshme si dhe kërkoi angazhim maksimal nga ana e tyre me qëllim të ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në të gjitha gjykatat e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.