DYLON

KGJK ka filluar fazën e intervistimit të kandidatëve për gjyqtarë në gjykatat themelore

KGJK ka filluar fazën e intervistimit të kandidatëve për gjyqtarë në gjykatat themelore
Avatar photo Redaksia

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka filluar sot fazën e intervistimit me gojë për 36 kandidatë, të cilët kanë kaluar me sukses testin kualifikues dhe testin me shkrim, në kuadër të procesit të rekrutimit për 15 pozita për gjyqtarë në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës.

“Faza e intervistimit përbën një hap të rëndësishëm në procesin e përzgjedhjes, duke synuar vlerësimin e aftësive profesionale, integritetit dhe përgatitjes së kandidatëve për ushtrimin e funksionit të gjyqtarit. KGJK është e përkushtuar që ky proces të zhvillohet në mënyrë transparente, të drejtë dhe në përputhje me standardet më të larta profesionale”, thuhet në njoftim.

EkoHigjiena

Në funksion të garantimit të një procedure të hapur dhe të besueshme, KGJK ka ftuar aktorët relevantë për të monitoruar procesin. Në këtë fazë, të pranishëm janë përfaqësues nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), si dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD). /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.