KGJK fillon fazën e intervistimit të kandidatëve për gjyqtarë në gjykatat themelore
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka filluar sot fazën e intervistimit me gojë për pesëdhjetë e gjashtë (56) kandidatët që kanë kaluar me sukses testin e parë kualifikues dhe testin me shkrim, për rekrutimin e njëzetë (20) gjyqtarëve në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës.
Intervistimi përbën një hap kyç në procesin e përzgjedhjes, duke synuar vlerësimin e aftësive profesionale, integritetit dhe përgatitjes së kandidatëve për t’u bërë pjesë e sistemit gjyqësor. KGJK do të sigurojë një proces transparent dhe të drejtë, ku çdo kandidat trajtohet me barazi dhe profesionalizëm.
Në funksion të garantimit të një procedure të hapur dhe të besueshme, KGJK ka ftuar të gjithë akterët e interesuar për të marrë pjesë në monitorimin e këtij procesi. Megjithatë, në fazën aktuale ishin të pranishëm përfaqësuesit nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), si dhe aktivistja Flutura Kusari. /2LONLINE/
