DYLON

KGJK dhe GIZ diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

KGJK dhe GIZ diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Arjeta Sadiku, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të KGJK-së, Shkëlzen Maliqi, pritën sot në takim menaxheren e projektit për “Mbështetje të procesit të reformës për integrimin e Kosovës në BE”, Karin Pluberg, të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në Kosovë.

Në kuadër të këtij takimi, u trajtuan mundësitë konkrete të bashkëpunimit, si dhe prioritetet dhe nevojat e sistemit gjyqësor në të ardhmen, me theks të veçantë në mbështetjen e reformave dhe rritjen e efikasitetit institucional.

EkoHigjiena

Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimit të përvojave për identifikimin e fushave konkrete ku mund të ofrohet mbështetje e mëtejshme për sistemin gjyqësor.

Gjithashtu, përfaqësuesit e KGJK-së shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me GIZ-in, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit, avancimit të reformave në drejtësi dhe përmbushjes së standardeve në kuadër të procesit të integrimit evropian. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.