DYLON

KGJK dënon ashpër sulmin ndaj Qëndresa Sejdiut gjyqtares së Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti

KGJK dënon ashpër sulmin ndaj Qëndresa Sejdiut gjyqtares së Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti
Redaksia

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dënon ashpër sulmin ndaj gjyqtares së Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, znj. Qëndresa Sejdiu, i ndodhur pasditen e datës 4 nëntor 2026, në fshatin Sadovinë e Jerlive, Komuna e Vitisë.

KGJK thekson se sulmet e këtij lloji ndaj gjyqtarëve janë të papranueshme dhe të patolerueshme, dhe i dënon fuqishëm ato. Çdo akt i tillë përbën sulm ndaj sistemit të drejtësisë dhe ndaj vetë sundimit të ligjit.

EkoHigjiena

KGJK mbështet fuqishëm gjyqtarët në përmbushjen e detyrave të tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, në shërbim të drejtësisë dhe interesit publik.

Njëkohësisht, u bëjmë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e menjëhershëm të rastit dhe për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e gjyqtarëve, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.