DYLON

KFT realizoi garën “Ujku Garues 2025”

KFT realizoi garën “Ujku Garues 2025”
Avatar photo Redaksia

Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, është përmbyllur gara tradicionale “Ujku Garues 2025”, aktivitet që e realizon Komanda e Forcave Tokësore (KFT), ku marrin pjesë ekipe nga njësitë e FSK-së, këtë vit pjesëmarrës në garë ishin 21 ekipe.

Garën e ka fituar, Policia Ushtarake e FSK-së, dhe është shpërblyer me vendin e parë. Vendi i dytë i takoi Kompanisë B nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë dhe vendi i tretë shkoi për Kompaninë MB nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë.

EkoHigjiena

Gara “Ujku Garues” për herë të parë është mbajtur në vitin 2015 si rezultat i shkëmbimit të përvojave mes nënoficerëve të FSK-së dhe atyre të kontigjentit Slloven.

Garën e karakterizon aspekti organizativ, vlerësues, shpirti garues, profesionalizmi dhe angazhimi maksimal i ekipeve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.