DYLON

KFOR’i italian viziton Komitetin e Gjilanit për të dhënë përvojën e menaxhimit të pandemisë

KFOR’i italian viziton Komitetin e Gjilanit për të dhënë përvojën e menaxhimit të pandemisë
Avatar photo Redaksia

Komiteti i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, i udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, kanë pritur sot në takim një delegacion të KFOR-it italian, të cilët kanë parë nga afër punën e Komitetit dhe formën e raportimit nga secili sektor i përfshirë aty.

Kryetari Haziri, pasi e ka falënderuar delegacionin e KFOR’it italian për vizitën, e ka falënderuar delegacionin e Forcave të Armatosura të Italisë, në krye me majorin Cristian Benegiamo, duke shtuar se ishte në interes të Gjilanit që ta marrin përvojën italiane në mënyrën e menaxhimit të pandemisë.

Ndërkaq, në emër të delegacionit të KFOR’it italian, ka folur major Cristian Benegiamo, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, derisa tha se qëllimi i vizitës së sotme është për ta shpërndarë përvojën italiane në luftën kundër COVID-19.

EkoHigjiena

“Kjo luftë fitohet vetëm duke qenë të gjithë së bashku. Nuk duhet të jetojmë me mendimin vetëm te vaksina. Për momentin nuk e dimë kur do ta kemi vaksinën. Lufta kundër COVID-19 fitohet vetëm duke i bartur maskat, larja e duarve dhe dezinfektimi”, ka thënë major Benegiamo, /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.