DYLON

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Komandanti i ri i KFOR-it Turk, Toger Hüseyin Arslan, së bashku me ekipin e tij, ka vizituar Spitalin e  Përgjithshëm të Gjilanit, ku është takuar me drejtorin. Dr. Afrim Cana.

“Vazhdojnë takimet dhe bashkëpunimi i përbashkët ndërmjet Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe KFOR-it Turk, me ç’rast u ritheksua rëndësia e ruajtjes dhe thellimit të një bashkëpunimi të mirëfilltë, të ndërsjellë dhe të vazhdueshëm, në funksion të forcimit të marrëdhënieve dhe mbështetjes së ndërsjellë në fushën e shëndetësisë”, ka bërë me dije drejtori i Spitalit, Afrim Cana.

EkoHigjiena

Sipas tij, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe komunikimit në funksion të realizimit të objektivave të përbashkëta.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit shprehu gatishmërinë për të vazhduar komunikimin dhe organizimin e takimeve të rregullta të punës me KFOR-in Turk, me qëllim avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta.

“Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit mbetet i përkushtuar në ndërtimin dhe forcimin e partneriteteve institucionale, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shërbim të komunitetit”, ka thënë drejtori Afrim Cana.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.