DYLON

KFOR-i turk vizitoi në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Ekipi Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) i KFOR-it-turk ka qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka”, ku është pritur nga drejtues të këtij institucioni. Në këtë takim Prorektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Xhevdet Thaci i ka informuar përfaqësuesit e KFOR-it turk për organizimin, punën dhe funksionimin e universitetit.

EkoHigjiena

Ndërkohë ka njoftuar lejtnat Ozgur Yildirim, – komandant i Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) në KFOR-in turk për Rajonin e Gjilanit, se Universiteti “Kadri Zeka”, që nga themelimi tij e deri më tani përpos marrëveshjeve tjera, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me dy Universitete të Turqisë , atë të Trakyas dhe të Nigdes dhe me Universitetin e Gjirokastrës dhe atë të Korçës.

Prorektori Thaci ka thënë se si universitet jemi të hapur edhe për bashkëpunime të tjera në fusha të ndryshme. Lejtnant Ozgur Yildirim – komandant i Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) i KFOR-it turk për Rajonin e Gjilanit ka shpreh interesim për organizimin e një ligjërate nga ana e KFOR-it Turk për studentët e Universitetit “Kadri Zeka”.

Prorektori Thaçi është shprehur i gatshëm të kenë organizime të tilla, gjithnjë kur është në pyetje interesi i studentëve. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.