DYLON

KFOR-i turk shpërndan pako ushqimore e veshmbathje për 50 familje gjilanase

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qendra për Punë Sociale në Gjilan ka siguruar një donacion prej 50 pakove ushqimore dhe 50 pako veshmbathje nga ana e KFOR-it turk, të cilat u janë shpërndarë sot 50 familjeve në nevojë.

Në këtë ngjarje, pos përfaqësuesve të KFOR-it turk, ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Mursel Zymberi dhe u.d. drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Muhamet Kastrati.

EkoHigjiena

Nënkryetari Rexhep Kadriu ka falënderuar KFOR-in turk për këto ndihma, duke i vlerësuar si tejet të domosdoshme për familjet me gjendje të rëndë sociale në Gjilan.

“KFOR-i turk gjithmonë ka ndihmuar qytetarët e Gjilanit në shumë aspekte, sikurse sot me këto pako ushqimore dhe veshmbathje, për çka Komuna e Gjilanit shpreh falënderim të veçantë. 50 familje gjilanase sot ndihen më mirë për këto ndihma. Është vizion i kryetarit Haziri që Komuna e Gjilanit me të gjitha kapacitetet e saj të kujdeset për familjet me gjendje të rëndë sociale për t’ua lehtësuar jetesën, e të cilat në Gjilan janë shumë”, ka thënë me këtë rast nënkryetari Rexhep Kadriu. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.