DYLON

KFOR-i pjesëmarrës i radhës në ‘Guest Speaker” në Universitetin Publik të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Ne Universitetin “Kadri Zeka” Gjilan, në kuadër të programit “Guest Speaker” përfaqësuesit e KFOR-it mbajtën një prezantim lidhur me prezencën e KFOR-it ne Republikën e Kosovës, fushëveprimin ne aspektin e sigurisë, bashkëpunimin me popullin e Kosovës si dhe funksionimin e institucioneve shtetërore të Kosovës, veçanërisht ato te sigurisë. Nënkoloneli Heinz Nitsch,

ZëvendësKomandant i KFOR-it në Brigadën Shumëkombëshe të Jugut ka thënë se një mjedis i sigurt dhe i qetë është diçka që duhet të ju ofrohet qytetarëve të Kosovës. Ai ka thënë se Institucionet e Sigurisë në Kosovë dukshëm janë zhvilluar , që do të thotë se krahas të kaluarës kur fillimisht për ofrim të sigurisë është thirrur KFOR-i, tani këtë punë e kryejnë organet e sigurisë së Kosovës, pastaj EULEX-i kurse KFOR-i është në rendin e tretë. Në ndërkohë nkoloneli Heinz Nitsch e ka vlerësuar situatën e qetë dhe të mirë që po mbretëron në komunën Gjilanit. /2L Online/




EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.