• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Viti

KFOR-i ndihmon zjarrfikësit vitias me pajisje në luftën kundër zjarrit

Redaksia 2LONLINE 4 Gusht, 2022 3 min
 KFOR-i ndihmon zjarrfikësit vitias me pajisje në luftën kundër zjarrit

Komuna e Vitisë, konkretisht Njësia Profesionale e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) në Viti, ka pranuar sot një donacion nga KFOR-i. Me këtë rast në ceremoninë e pranim dorëzimit të këtij donacioni ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

NJPZSH në Viti do të këtë më të lehtë menaxhimin e rasteve të zjarrit. Kjo falë një donacioni që ka pranuar kjo njësi nga KFOR-i. Donacioni përfshinë 20 gypa, 34 shpinore zjarri për terrene të vështira, 34 maska me dy filtëra si dhe në ditët në vijim pritet që zjarrfikësit vitias të pranojnë edhe disa bateri ndriçuese. Kryetari Haliti falënderoj KFOR-in për këtë donacion duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm për menaxhimin e rasteve të zjarrit.

“Jam falënderues ndaj KFOR-it për këtë donacion shumë të rëndësishëm. Me këtë zjarrfikësit tanë do të kenë më të lehtë menaxhimin e rasteve të zjarrit në veçanti në terrene të vështira. Zjarrfikësit tanë nuk intervenojnë vetëm në komunën e Vitisë por edhe në atë të Kllokotit, pasi që kjo komunë nuk ka njësi të zjarrfikësve. Gjithashtu intervenojmë edhe në komunat tjera pasi që fatkeqësitë dhe zjarret nuk njohin kufi administrativ”, u shpreh kryetari Haliti.

Kurse Komandanti i Marinës Finlandeze. Jarmo Holopainen dhe shefi i ndërlidhjes së bashkëpunimit civil-ushtarak të KFOR-it, tha se të gjitha organizatat emergjente kanë nevojë për ndihmë duke shtuar se beson që donacioni i sotëm do të ju ndihmojmë zjarrfikëseve në menaxhimin e rasteve të zjarrit.

Ai gjithashtu tha se sektori përkatës brenda KFOR-it gjithmonë mundohet të ndihmojë ata që kanë nevojë. Ai falënderoj edhe ekipin e KFOR LMT-së në Viti për bashkëpunimin në këtë donacion.

Ndërkaq Komandanti i NJZSHP-së në Viti, Hetem Jakupi, potencoi se ata gjatë vitit të shkuar kanë pasur shumë zjarre që edhe kanë rrezikuar jetën dhe pronën e qytetarëve. Ai shtoj se ky donacion do të lehtësoj punën e kësaj njësie duke falënderuar donatorët. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale KFOR-i rekomandojmë Zjarrfikësit vitias
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor

15 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë,

15 Gusht, 2022
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hogosht

15 Gusht, 2022
Gjilan

Ministrja Nagavci takon mësimdhënësit dhe drejtorët e institucioneve edukativo arsimore të komunës

15 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”

15 Gusht, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

15 Gusht, 2022

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hogosht dhe Shipashnicë e Epërme

15 Gusht, 2022

Ministrja Nagavci takon mësimdhënësit dhe drejtorët e institucioneve edukativo arsimore të komunës së Gjilanit

15 Gusht, 2022

Alban Hyseni synon të jetë i pari edhe në Vetëvendosjen e Gjilanit

15 Gusht, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

15 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com