(2L ONLINE) -Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor KFOR-i amerikan dhe ai turk, kanë ndarë disa pajisje të punës për zyre të arsimtarëve dhe vegla pune për nxënës. Koloneli Topaloglu tha se ndihet i lumtur që para ikjes së ti në atdhe ndan ndihma për shkollën fillore në Koretin.
“Pasi që është viti shkollor ne kemi menduar që shkollës suaj të ju ndajmë disa mjetë-vegla punë për shkollë”, tha ai. Ai ka lavdëruar punën e kryetarit të Komunës, Begzad Sinani, duke thënë se ka punuar dhe po vazhdon të punojë me intensitet në fushën e arsimit, sigurisë, punësimit dhe fushave të tjera.
“Prandaj duke pasur parasysh këto angazhime ne kemi vendosur që njëra shkollë e komunës së Kamenicës të jetë përfituese e këtyre mjeteve për pune”, ka thënë ai.
Në këtë takim ishin të ftuar drejtori i drejtorisë së Arsimit Agim Shkodra, Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi dhe zyrtar të tjerë komunal. Po ashtu zv. Komandanti i stacionit Policor në Kamenicë Gani Huruglica në këtë takim tha se janë të përkushtuar gjithmonë të i dalin në ndihmë qytetarëve të Komunës së Kamenicës e më gjere”.
“Ne si Polici kemi kontakte të vazhdueshme më të gjitha shkollat e komunës sonë, bashkëpunim të veçant me personelin arsimor, me prindërit etj”, ka thënë ai.
Ndërsa drejtoresha e shkollës së Koretinit, Merita Keqmezi, falënderoi KFOR-in për ndihmën e dhënë për shkollën që ajo punon. Koloneli Topaloglu, ndau dhuratat e para për nxënësit, si fletore, lapsa, goma, vegla për Matematikë etj. /2L ONLINE/