DYLON

KFOR-i mbështetë OJQ-në që ndihmon personat me aftësi të kufizuara

KFOR-i mbështetë OJQ-në që ndihmon personat me aftësi të kufizuara
Avatar photo Redaksia

Ushtarët e Komandës Rajonale të KFOR-it – Lindje i dorëzuan sot sisteme të ajrit të kondicionuar Organizatës Joqeveritare, Handikos, e cila ofron shërbime fizioterapeutike dhe trajtime të tjera për personat me aftësi të kufizuara.

Handikosi, përmes projekteve të ndryshme, vitin e kaluar mbështeti 78 fëmijë dhe 97 të rritur në rajonin e Prishtinës, nga të gjitha grupet etnike.

Drejtorit i Qendrës Handikos në Gllogoc, zt. Behxhet Binaku, falënderoi kolonelin Noel Hoback për donacionin që do të përmirësojë kushtet e punës së operatorëve dhe do të sjellë përfitime për aktivitetet lokale të OJQ-së.

EkoHigjiena

Pajisjet u financuan nga NATO-ja në kuadër të ndihmës së paanshme të KFOR-i. Donacioni u dorëzua nga personeli për bashkëpunim civilo-ushtarak të shtabit të përgjithshëm.

KFOR-i po i mbështet institucionet dhe organizatat e përkushtuara për të ndihmuar qytetarët pa marrë parasysh etninë e tyre. Mbështetja e KFOR-it përqendrohet në fushat e arsimit dhe shëndetësisë. Operacioni i udhëhequr nga NATO-ja po kontribuon në reagimin lokal ndaj Covid-19 përmes sigurimit të pajisjeve të mbrojtjes personale dhe përmes lehtësimit të projekteve që ofrohen nga vendet Aleate dhe Partnere.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.