DYLON

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës ushtrim për kontrollin e turmave dhe trazirave

Avatar photo Redaksia

Njësitet e KFOR-it për manovra mbajtën Ushtrimin për Kontrollin e turmave dhe trazirave në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës/Njësiti Special Opertiv.

Qëllimi i ushtrimit ishte që të rritej aftësia e KFOR-it, në mënyrë që të ruhet gatishmëria e trupave dhe të rritej fleksibiliteti operues i njësiteve përkatëse. Harmonizimi i teknikave, taktikave dhe procedurave në mes të Policisë së Kosovës (PK), Misionit evropian për Sundim të ligjit në Kosovë (EULEX) dhe KFOR-it ishte një objektiv thelbësor gjatë periudhës së ushtrimit. Ushtrimi ushtarak, i zbatuar në tre faza, me sukses ka përfshirë që të tre reaguesit, respektivisht Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe KFOR-in.

EkoHigjiena

Ushtrimi i kombinuar “Shpata e argjendtë”, u bazua në skenarë realë për Kontrollin e turmave dhe trazirave. Më 20 nëntor 2014 u ushtruan skenarë klasikë të Kontrollit të turmave dhe trazirave në Kampin Vrellë, ndërsa më 21 nëntor u prezantua një dimension i ri, gjersa skenari i ushtrimit u përhap në mbarë Kosovën me një zbarkim në Gjakovë.

Skenari i ushtrimit u bazua në eskalimin e situatës gjatë Kontrollit të turmave dhe trazirave, ku Njësiti i PK-së, në rolin e reaguesit të parë, kërkoi përforcim nga EULEX-i, reaguesi i dytë dhe KFOR-i, reaguesi i tretë, në mënyrë që të rikthehej ambienti i qetë dhe i sigurt.

Ndërlidhja, komunikimi dhe zëvendësimi i reaguesve të ndryshëm, ishte pjesë qenësore e ushtrimit, dhe skenarët spontanë kërkuan bashkëpunim më të madh në mes të të gjithë reaguesve, veçanërisht sa i përket Procesit ushtarak të vendim-marrjes.

Ushtrimi “Shpata e argjendtë” u realizua nga njësitet nga Batalioni taktik rezervë për manovra (KTM) i KFOR-it, Njësiti shumëkombësh i specializuar (MSU), Grupi shumëkombësh luftues – Lindje dhe Perëndim, Grupi i Përbashkët për mbështetje logjistike, EULEX-i dhe PK-ja.

Gjatë ushtrimit, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në kapacitietin e saj si një prej Organizatave të Sigurisë në Kosovë shkatërroi një mjet eksplodues të pashpërthyer, në përputhje me rolin dhe detyrat e saj të miratuara.

Me rastin e përfundimit, Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Francesco Paolo Figliuolo lavdëroi për një përpjekje të suksesshme ata të cilët organizuan dhe morën pjesë në Ushtrimin e kombinuar “Shpata e argjendtë”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.