DYLON

KFOR-i dhe EULEX-i dënojnë incidentet në kufi

Avatar photo Redaksia

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatore Farina, dhe ud. Shefja e EULEX, Joëlle Vachter, shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta për familjet e dy të vdekurve në incidentet e fundit, si dhe për autoritetet serbe për humbjen e njërit nga anëtarët e saj përderisa ishte në krye të detyrës.

Në një komunikatë të lëshuar nga KFOR, thuhet se Gjeneral Major Shefja e Misionit, Vachter, u kanë bërë thirrje të gjitha autoriteteve për të rritur kontrollet në mënyrë që të parandalohen të gjitha aktivitetet e paligjshme të prerjes së drunjve.

EkoHigjiena

“Prerja e paligjshme e drunjve është një dëm i madh për sa i përket ndikimit ekologjik dhe ekonomik të rajonit dhe më e rëndësishmja prerja e pa ligjshme gjeneron dhunën, si dhe përleshjet ndëretnike. KFOR-i, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në përputhje me mandatin e tij dhe brenda mjeteve dhe aftësive të saj po punon që të kontribuojë në normalizimin e situatës. Në përputhje me Marrëveshjen Ushtarake Teknike, KFOR-i dhe forcat e armatosura serbe do të vazhdojnë të kryejnë patrullime të sinkronizuara përgjatë kufirit”, përfundon komunikata e KFOR.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.