Një qytetar nga Ranillugu ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, rast ky që është raportuar në polici, bëhet e ditur përmes raportit të fundit të policisë.
Personi që ka hasur në mjetin e dyshuar shpërthyes ka njoftuar policinë se ishte duke ecur kur edhe ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes.
Në vendin e ngjarjes ka dal njësia e KFOR-it e cila edhe ka bërë asgjësimin e këtij mjeti. /2LONLINE/