DYLON

KF “Tërnoci” në prag të titullit të vjeshtës në Rrethin e Pçinjës

Avatar photo Redaksia

Në derbin e 13-të të Ligës së Futbollit të Pçinjës, ekipi KF “Tërnoci” ka deklasuar ekipin e “Aleksincws” më rezultat 6:1 dhe është në pragë të arritjes së titullit kampion të Vjeshtës. Këto ishin dy ekpiet më të mira në renditjen e tabelës dhe u përcollën nga një numër i konsiderushëm i fansave , shkruan Titulli.com.

Ivica Mladenoviq, sekretar i organizatës së futbollit lidhur me këtë ndeshje për sport të rrethit të Pçinjës ka thënë se futbollistët e Tërnocit që nga fillimi i lojës fluturuan mbi fushën e lojës ndërsa mysfarët ishin të ngadalshëm dhe fizikisht dobët të përgatitur.

EkoHigjiena

Sipas tij pas kësaj fitoreje KF “Tërnoci” ka marrë vendin e parë në tabelë, por ka edhe një lojë më pakë që duhet luajtur më 4 Dhjetor në Bosilegrad kundër ekipit “Mladost”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.