KF Përlepnica me sukses prezanton sportin gjilanas

Gjilan – (2LONLINE) – Klubi i vetëm nga Komuna e Gjilanit që merr pjesë në superligën e Kosovës ne futsall, KF Përlepnica këto ditë ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, që fillon me 10- 11 tetor. Sipas asaj që pamë në stërvitjet e këtij klubi këtë vit dallohet një organizim shumë më i mirë dhe një disiplinë e madhe që sipas kryetrajnerit dhe ndihmësve të tij në fund të stinorit do ti qetë në pah të gjitha me suksesin e arritur në superligë ku ka një konkurence tejet të forte.
Kryetrajneri Ridvan Shaqiri dhe ndihmësit e tij gjatë stërvitjeve dukeshin shumë të ashpër për çdo gabim që e bënin lojtarët mirëpo ai tha se ka hasë në mirëkuptimin e lojtarëve njëherit edhe bashkëvendës, të cilët po e kuptojnë se gjithçka po bëhet për të mirë të klubit mirëpo edhe në ngritjen e tyre si sportistë pasi që janë lojtar që nuk paguhen por e bëjnë punën me dëshirë.

I ndihmuar nga Alban Nuhiu dhe Kujtim Bajrami të dytë profesorë të edukatës fizike dhe sportist të dalluar, Shaqiri thotë se kemi sjellë një frymë të re, një entuziazëm më të madh që tregon edhe numri I lojtarëve gjithsej 20 ,ku prej tyre 15 janë të gatshëm për lojë ndërsa 5 janë të moshës më të re,të cilët janë duke u kalitur që në një të ardhme të afërt të lënë gjurmët e tyre në suksesin e klubit.

Shaqiri dhe ndihmësit e tij thonë që do të bëjnë çmos që të përfaqësojnë futsallin ë komunës sonë në mënyrën më të denjë . Pengesa e vetme paraqitet ana financiare, pasi që vitin e kaluar kishim Kompaninë Pro Eng sponsor kryesore si dhe ndihmën e kohëpaskohshme që ofronte Komuna , ndërsa këtë vit akoma nuk ka asnjë marrëveshje me ndonjë sponsor duke shpresuar se sponsorët e vitit të kaluar të na ndihmojnë sërish tha Fidan Shaqiri sekretar i klubit.

Ai njëherit falënderoi Kompaninë Transportuese Përlepnica Trans e cila siguron udhëtimin e klubit, në stërvitje dhe në gara pa kompensim, mirëpo ai shpreson se më ndihmën e sponsorëve dhe me vullnetin e të gjithëve që janë të përfshirë në klub do të tejkalojnë çdo vështirësi që paraqitet dhe do të mbrojnë krenarinë e sportit të Komunës së Gjilanit.

Se me të vërtetë po punohet me përkushtim dhe pritet sukses më së miri tregon fakti që gjatë muajit të kaluar dy lojtarë të KF Përlepnica Ersin Ramadani dhe Ermir Kryeziu përfaqësuan Kosovën së bashku më bashkëmoshatarët e tyre nga FC Besa U19 në turnirin ndërkombëtar në Kroaci, ku edhe ishin ndër lojtarët më të dalluar të këtij turneu, Ersini njëherit u zgjodh golashënuesi më I mirë u turneut me 8 gola të shënuar. /Armond Thaqi/2lonline/

KOMENTE