DYLON

KF Kika: E vërteta e ndeshjes me “Lepencin”

Avatar photo Redaksia

KF KIKA ka dënuar incidentin në dalje të fshatit Hogosht, ku autobusi i Lepencit u gjuajt me gurë nga disa të rinj. Përmes një deklrate për media, ky klub jep sqarime rreth ndeshjes, për të cilën pati shumë reagime

Deklarata e plotë:

EkoHigjiena

E vërteta e ndeshjes KF Kika vs KF Lepenci Kryesia e klubit “KIKA” në mbledhjen e mbajtur me datën 16.04.2016(E Shtune) del me këtë deklaratë zyrtare për të gjithë simpatizantët e klubit “KIKA” dhe opinonin e gjerë në lidhje me ndeshjen e zhvilluar me datën 14.04.2016(E Enjte) në Hogosht ndërmjet KF Kika vs KF Lepenci nga Kacaniku.

Ne si kryesi e klubit “KIKA” kemi qenë prezent te stadiumi në momentin kur kanë arritur klubi mysafir “Lepenci”.Ekipi mysafir në stadium ka mbërritur rreth orës 14:00. Momentin qe kanë hyrë në zhveshtore ne i kemi përshëndetur duke ju uruar mirëseardhje siq i ka hije të pritet një skuadër mysafire, po ashtu ju kemi ofruar edhe uje per pije per te gjithe antaret e klubit, në këtë menyrë i kemi pritur të gjitha ekipet kundërshtare që kanë ardhur për të zhvilluar ndeshje kampionale apo edhe ndeshje miqësore.Vlen të permendet se pikërisht klubi i “Lepencit” në ndeshjet kontrolluese para fillimit të sezonit pranveror ka qenë ekipi i vetëm qe ka zhvilluar ndeshje MIQESORE në fshatin Hogosht ndaj klubit “KIKA”.

Rikthehemi te ndeshja kampionale, klubi i “Lepencit” në këtë ndeshje kishin ardhur me pretendimin kryesor që mos të zhvillohet ndeshja dhe të marrin 3 pike pa e zhvilluar ndeshjen fare! Provokimi i parë nga zyrtari i klubit të “Lepencit” Selajdin Zeneli ishte: Dimenzionet e fushës nuk perputhen me rregullat e futbollit, ankes që ju drejtua delegatit të ndeshjes Idriz Ramadani, përgjigjja e delegatit ishte e menjëhershme: Komisioni i FFK e ka pranuar fushen me këto dimensione qe nga viti 1978, prandaj terreni është gati për ndeshje! Pas kësaj ankese zyrtari i klubit të “Lepencit” z.Zeneli ka dalur në fushë dhe i ka ftuar lojtarët e tij që të futen në dhomat e zhveshjes ku kanë qëndruar brenda për rreth 25 minuta, se si te provokohen mbi 2000 TIFOZ te pranishëm në stadiumin e klubit “KIKA”.

Ekipi i “Lepencit” duhet të ketë nderin dhe kënaqësin qe ka pasur aq shumë shikues në një stadium ku as në Superligën e futbollit të Kosovës nuk është ky numër i shikuesve! Nga minuta e parë e ndeshjes futbollistët e klubit “Lepenci” kanë filluar te provokojnë TIFOZET e pranishëm në stadium. Kapiteni i parë i ekipit të “Lepencit” me numër të faneles 16 Sadat Krasniqi pastaj lojtari me numër 17 të faneles Ramush Ademi dhe me së shumti qe ka provokuar TIFOZET e klubit “KIKA” ka qenë lojtari me numër 5 te faneles Burhan Dema te cilit i eshte terhequr vërejtja nga referi kryesor ku është ndëshkuar edhe me karton të verdhë.

Nuk e dimë se kujt po i pengon suksesi i klubit “KIKA” ndoshta pse jemi ekipi i vetëm në këtë grup të klubeve që kemi kaq shumë interesim të TIFOZEVE per të shikuar ndeshjet e klubit tonë, dhe ata provokohen në të gjitha mënyrat nga disa ekipe kundërshtare apo problemi është dikund tjetër ne nuk e dimë këtë ende! Për incidentin që ka ndodhur në dalje te fshatit Kryesia e klubit “KIKA” e dënon atë rast kategorikisht!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.