DYLON

KF Kika: Burim Shala merr detyrën e shefit të shtabit teknik

KF Kika: Burim Shala merr detyrën e shefit të shtabit teknik
Avatar photo Redaksia

“Klubi Futbollistik Kika ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me trajnerin Burim Shala, i cili nga ky sezon do të marrë detyrën e Shefit të Shtabit Teknik në klubin tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Burim Shala vjen me një përvojë të pasur në futbollin vendor, duke shërbyer më parë si kryetrajner i KF Fushë Kosova dhe KF Vjosa, si dhe ndihmës trajner te KF Llapi, ku ka kontribuar në zhvillimin dhe suksesin e ekipit.

EkoHigjiena

“Me profesionalizmin, përkushtimin dhe njohuritë e tij, jemi të bindur se trajneri Shala do të sjellë energji të re dhe do të udhëheqë klubin tonë drejt objektivave të këtij sezoni. I urojmë mirëseardhje trajnerit Burim Shala dhe shumë suksese në krye të shtabit teknik të KF Kika”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.